I grisi bluzën policit pas sherrit për dy stola, merret në spital vendimi për avokatin nga Lezha

schedule08:44 - 29 Tetor, 2020

schedule 08:44 - 29 Tetor, 2020

Avokati Gjergji Neli i cili përfundoi nga qelia në spital një ditë më parë, është njohur me masën e sigurisë nga shtrati ku po merr trajtimin mjekësor. Ai është lënë në detyrim paraqitje nga Gjykata e Lezhës.

Neli akuzohet për konfliktin me një efektiv policie i cili ndërhyri për të shuar sherrin mes tij dhe një banori të zonës për dy stola të vendosur poshtë pallatit të tyre. Gjatë sherrit, policia bën me dije se Neli ka qëlluar me grusht efektivin dhe më pas i ka grisur bluzën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 të së martës ku avokati bashkë me të shoqen, Shaqe Marinaj është edhe zv. kryetare e Dhomës së Avokatisë në Lezhë, u konfliktuan me një person për dy stola që kishin vendosur poshtë pallatit ku kishin edhe zyrën. Banorët e zonës kanë njoftuar policinë e cila ka ndërhyrë për të shuar sherrin. Në momentin e ndërhyrjes së policisë Neli është konfliktuar me një nga efektivët dhe sipas njoftimit zyrtar e ka goditur me grusht i ka grisur edhe bluzën.

Shaqe Marinaj, rrëfeu për mediat versionin e saj të konfliktit. Ajo tha se u godit dhe dhunua së bashku me burrin nga policia. Shaqe Marinaj kishte një apel për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj që të veprojë sa më shpejt./mv. abcnews.al