I grabit portofolin dhe i kërkon ndjesë…

schedule12:40 - 30 Korrik, 2018

schedule 12:40 - 30 Korrik, 2018

Një situatë komike dhe ndërgjegjësuese ka ndodhur në Arkansas të Shteteve të Bashkuara, ku grabitësja i një portofoli i ka kthyer paratë e vjedhura pronares bashkë me një shënim pendese.

Susan McNabb humbi portofolin e saj me një shumë të konsiderueshme parash teksa po bënte pazar në qytetin e saj. Dy ditë më vonë kuptoi se ishte grabitur, kur në shtëpi iu dërgua shuma e parave që ndodheshin në portofol bashkë më një shënim ku thuhej:

“Të lutem më fal. Është sfidë për mua të ruaj integritetin tim dhe atë ditë dështova në mënyrë të mjerueshme”.

Të hollat i ishin dërguar në një zarf anonim komisariatit të policisë.

E zonja e parave tha se ndihej e frymëzuar nga akti i “grabitëses” së saj dhe se kishte vendosur t’i shpenzonte paratë e kthyera mbrapsht për të ndihmuar njerëzit në nevojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!