“I gjuajtëm me mikrofon, u sul krejt lokali”, vëllezërit Prifti tregojnë sherrin e madh në një koncert

schedule08:00 - 9 Nëntor, 2022

schedule 08:00 - 9 Nëntor, 2022

Endri dhe Stefi Prifti kanë treguar se si njëherë u përfshinë në një sherr teksa po këndonin në Korçë. Endri theksoi se në lokalin ku po performonin ishte një person i dehur dhe vazhdimisht ofendonte. Siç shtoi ai, në një moment, i gjuajti me mikrofon dhe më pas iu sul i gjithë lokali.

“Një natë në një lokal në Korçë ishte një tavolinë e parë dhe njëri ishte i pirë. E kisha përpara dhe gjithë kohës ngacmonte. Thosha ‘hë se është i pirë’. Ma solli keq. Nga ora tre e gjysmë e mëngjesit, mes të të gjithë njerëzve, u zura. I rashë nga skena me mikrofon. Pastaj na gjeti belaja.”, tha ai.

Më tej, ata treguan se të gjithë në lokal u kthyen kundër personit që ofendonte. “Ne të dy që e mbronim atë. Haja shkelmat e të tjerëve”, shtoi më tej Stefi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!