I gjithë qarku i Beratit është pa energji elektrike që prej orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.
OSSh Rajoni Berat është mjaftuar me një njoftim të nxjerrë në facebook-un e saj zyrtar, edhe pse shumica e qytetarëve, sidomos në zonat rurale, e kanë të pamundur aksesimin në rrjete sociale.
Edhe pse në njoftimin e nxjerrë në rrjete sociale nga OSSh-ja thuhet se me kërkesë të OST-së e cila do të kryejë punime për rikonstruksionin linjës 110 KE, në datat 6-8 qershor,gjatë intervalit kohor 02:00-07:30 do të stakohet energjia në shumë zona të rajonit të Beratit (duke i përcaktuar edhe me zona) energjia elektrike nuk është rikthyer ende, edhe pse ora po shkon 10:00.
Mungesa e energjisë elektrike ka krijuar probleme në bizneset në qytet e sidomos në baret që shërbejnë kafe, të cilëve u është dashur të nxjerrin e vënë në funksion gjeneratorët, ndërkohë që nuk dihet nëse ka pasur probleme në dyqanet ushqimore që produktet e mishit i mbajnë në frigorifera.
/abcnews.al