Modelja e njohur, Afroditi Barba me dalje të shumta televizive dhe pjesëmarrje në reality show-n e modës GNTM2 u arrestua për trafik kokaine.
31-vjeçarja u arrestua pasi në Range Roverin e saj, policët gjetën 35 gramë kokainë nën sediljen e shoferit. Ajo u dërgua menjëherë në Departamentin e Policisë në Glyfada të Greqisë, ndërsa automjeti i saj u konfiskua.
Sipas burimeve, substanca e paligjshme ishte e ndarë në 35 pako najloni, duke bërë që policia të besojë se pretendimi i saj për përdorim personal ishte i pajustifikuar.
Modelja, në deklaratën që i dha policisë pohoi se nuk dinte asgjë për kokainën dhe se nuk mund të justifikonte sesi u gjet droga nën sediljen e makinës që ajo zotëronte. Ajo nuk ishte bindëse në dëshminë e saj dhe si pasojë u ngrit një çështje kundër saj për trafikim.
Tashmë e dyshuara pritet të dalë nesër para prokurorit për të paraqitur mbrojtjen e saj./abcnews.al