Bernie Ecclestone është ndaluar nga policia në Brazil, për shkak se i është gjetur një armë zjarri e tipit LW Seccamp 32 në bagazhet e tij.
Ish-shefi ekzekutiv i Formula 1 nuk e kishte deklaruar armën, që iu zbulua pas ekzaminimit me rreze x.
Ecclestone e pranoi se arma ishte e tija, por pretendoi se nuk kishte dijeni që ndodhej në bagazhet e tij.
Policia e liroi 91-vjeçarin, i cili pagoi garancinë dhe më pas kishte mundësinë të fluturonte drejt Zvicrës me avionin privat. / abcnews.al