I gjashti barazim radhazi, Tadic: Jemi kthyer në turp, nuk mund të barazosh me një ekip si Volendam

schedule14:57 - 27 Janar, 2023

schedule 14:57 - 27 Janar, 2023

Te Ajax është dita e analizave pas një tjetër gabim të sezonit që çoi në shkarkimin e Alfred Schreuder. Disa media holandeze raportojnë deklaratat e kapitenit Dusan Tadic.

“Më vjen turp! Të gjithë lojtarët ndihen kështu, sepse kemi dështuar në fushë. Nuk po fitojmë ende këtë sezon. Është diçka që nuk duhet të ndodhë tek Ajax. Trajneri paguan për rezultatet, kështu funksionon në futboll, por mendoj se të gjithë duhet të shikojmë në pasqyrë, nuk ka faj vetëm trajneri. Të mos fitojmë në shtëpi kundër Volendam është një turp, duhet t’i kishim mundur edhe pa trajner.

Trajneri foli me të gjithë grupin në dhomat e zhveshjes dhe e bëri këtë në mënyrë shumë dinjitoze. Na falenderoi për bashkëpunimin, na uroi fat dhe ta se duhet të bënim gjithçka për t’u bërë kampionë. Ne heshtim, por padyshim ndihemi fajtorë sepse kemi dështuar shumë shpesh këtë sezon.

Ne jemi i njëjti grup lojtarësh dhe luajmë si m*t. Ajax është në vendin e pestë, kjo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Ne duhet të përballemi me njëri tjetrin dhe ta kthejmë këtë sezon në favorin tonë”, është shprehur i irrituar Tadic./ h.ll/abcnews.al