Gjatë intervistës në “Pas Mesnate”, në ABC News, poeti Daut Gumeni u pyet nëse është zhgënjyer ndonjëherë nga politika pas ’90.
Ai nuk nguroi të fliste troç, duke u shprehur se sot të gjithë bëhen politikanë dhe ai që s’ia ka iden nga politika.
Madje, Gumeni theksoi se në vitet ’90 hyn në politikë, aktivistë që donin të bëheshin politikanë sepse ishin besnik të partisë, jo sepse merrnin vesh nga politika
“Unë kam qene gjithë jetën time viktimë e politikës, se marr dot përsipër siç bëjnë ca nga këta, që sa i fusin në lista, në intervistën e parë thonë ‘ne politikanët’. Se kush dreqin e bëri politikan atë se e futën në një listë për deputetë ose për drejtor në një sektor, prit o vëlla, se do ca gjëra t’i dish që të thuash ‘jam politikan’. Ne vuajmë se kemi politikën tonë. Në ’90 hyn në politikë, aktivistë që donin të bëheshin politikanë sepse ishin besnik të partisë, jo sepse merrnin vesh nga politika”, u shpreh ai./abcnews.al