24 orë pas ftesës së kandidatit të PD Indrit Sefa për një debat publik për Lushnjën, kanididatët rivalë nuk kanë asnjë reagim.
Kryebashkiakja aktuale, të cilën Indrit Sefa e konsideron si rivalen kryesore, ka heshtur. Në një postim në rrjetet sociale, Sefa e konsideron këtë një fshehje, injorim dhe përçmim të votuesve si nga kandidatja e PS, ashtu edhe nga kandidati i LSI-PDK.
Postimi i plotë:
Lushnjarët meritojnë të dinë çfarë do të bëjnë kandidatët në keto zgjedhje për Lushnjën. Për të qenë sa më konkretë, sa më të besueshëm për çdo gjë që marrim pësipër në fushatë, propozova dje zhvillimin e një debati publik.
24 orë më pas, nuk ka asnjë reagim nga asnjëri prej kandidatëve. Fshehja e tyre është shurdhëri ndaj kërkesave të lushnjarëve për një jetë më ë mirë në qytetin e tyre. Është injorim dhe përçmim për të drejtën e qytetarëve për llogaridhënie.
Mënyra sesi i trajtojmë votuesit sot tregon si do të punojmë për ta nesër! Me ose pa debat me rivalët, jam i vendosur ta kthej Bashkinë ë Lushnjës në aleatin më të madh te qytetarëve të saj.