I ftohti shton rrezikun e problemeve kardiake. Ulja e ndjeshme e temperaturave sipas mjekëve ngushton enët e gjakut dhe vendos në presion zemrën duke çuar deri në infarkt.
“Kemi dhe shfaqjen e menjëhershme të infarktit akut të miokardit. Është një emërgjencë që nuk pret. Sa më shpejt të shkojmë në urgjencë aq më I madh do jetë përfitimi që do ketë muskuli i zemrës.”
Më të rrezikuar sipas kardiologëve janë pacientët që kanë shfaqur shqetësime me herët.
Prandaj apelojnë që ata të shtojnë kujdesin këto ditë kur temperaturat në shumë qytete kanë arritur nën zero gradë celcius.
Por sipas mjekëve sforcimi në të ftohtë mund të nxjerrë në pah dhe probleme të fshehura tek persona që nuk kanë bërë ekzaminime dhe mund ta konsiderojnë veten të shendetëshm.
“Pacientë që kanë probleme me enët e zemrës duhet patjetër të jenë më të kujdesshëm në temperaturat e ulëta, që do të thotë duhet të marrin mjekimin në mënyrë të rregullt, duhet të kenë veshur disa shtresa në momentin që janë temperaturat e ulëta. Shpesh herë në vendet me borë këta pacientë bëjnë dhe një lloj eforti të shtuar, shpesh herë duke marrë lopatat duke hequr borën, në segmente të caktuara çka mund të shfaqë te pacientë të cilët nuk kanë qene në dijeni episode si angina pectoris ose siçc njihet në popullatë dhimbje gjoksi.”
Edhe tek pacientë që janë të shëndetshëm të cilët nuk kanë dijëni më parë ngushtime të enëve korornare se shpesh herë I ftothi dhe eforti në të ftohtë shfaq klinikën e dhimbjes së gjoksit
Duhet me patjetër të jemi të kujdesshëm për mendimin tim të dy grupet e popullatave si ato që kanë probleme me enët e zemrës ose pacientët që janë të stentuar dhe grupi që ne I konsiderojmë të shëndetshëm”, tha ai.
Por në cilat raste mjekët apelojnë për të kërkuar ndihmë të specializuar?
“Një dhimbje shtrënguese , një dhimbje që mund të përhapet majtas djathtas gjoksit që mund të marrë krahun e majtë ose të dy krahët njëkohësisht ose prapa shpatullave, një dhimbje që zgjat disa mintua dhe pushon ose në ambjente të ngrohta ose ndalojmë pjesën e efortit. Këto janë dhimbje që duhen konsideruar, janë një alarm i kuq, një këmbanë alarmi që duhet të na çojnë drejt mjekut.” shtoi mjeku.


