Moti i keq dhe i ftohtë do të jetë prezent në vendin tonë për disa ditë me radhë. Në shumë qarqe janë marrë masat për përballimin e kushteve të tilla të motit, për të mos pasur problematike në lëvizjen e qytetarëve.
Prefekti i Lezësh, Gjok Jaku është shprehur se shtabet e emergjencës janë në gadishmëri dhe kanë të gjithë mjetet e nevojshme për kalimin e emergjencave të krijuara nga moti gjatë këtyre 5 ditëve.
Ndër të tjera ai ka theksuar se nga të dhënat e IGJEO rezulto se nuk do të ketë reshje shiu dhe bore, gjë që e lehtëso përballimin e emergjencave të nevojshme që mund të krijohen në këtë ditë acari.
“Siç është bërë e ditur ministria e Arsimit ka pezulluar për tre ditë procesin mësimor në të gjithë ciklet e shkollave që tregon se fëmijët nga sistemi parashkollor dhe të gjithë arsimin e detyruar të qëndrojnë në shtëpi. Duke filluar nga dita e djeshme kemi porositur të gjithë shtabet e emergjencave që të marrin masat e nevojshme në lidhje me këto kushte moti. Na vjen në ndihmë që të mos jemi të alarmuar pasi akoma nuk është shfaqur asnjë problematikë përsa i përket përmbytjeve. Jemi në komunikim dhe me strukturat e ushtrisë që na ndihmojnë për çdo emergjencë. Fatmirësisht nga të dhënat nuk rezulto që të jemi reshje që e lehtëson më shumë punën për përballimin e kushteve të motit”, ka thënë prefekti./abcnews.al