I gjithë vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta, si pasojë e një mase polare që ka mbërthyer të gjithë gadishullin e Ballkanit. Në zonat malore, temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero.
“Sot temperatura më e ulët është shënuar -5 në Dibër dhe -4 në qarkun e Korcës.”
Reshjet e borës do të vijojnë edhe të mërkurën në zonat juglindore, por problem më i madh do të jenë ngricat në rrugë.
“Parashikohet që të ketë vetëm reshje të izoluara dëbore në juglindje, që nuk do të sjellin bllokim të rrugëve. Problematike do të jenë ngricat në akset rrugore, që nga dita e sotme deri në fillimin e javës tjetër do të jenë nën zero disa zona malore, duke bërë që ngricat të jenë prezente.”
Sipas Meteoalb, e mërkura pritet të jetë dita më e ftohtë, por të enjten dhe të premten temperatura do te rritet. Ndërsa në fundjavë termometri shënon sërish rekord, duke zbritur deri në -9 gradë në zonat e thella malore.
“I ftohti parashikohet të mbetet prezent deri një fundjavë, edhe pse ditën e enjte dhe të premte kemi një tërhqeqje graduale, do të jetë sërish fundjava që do të sjellë rënie të temperaturave deri në vlera -7 gradë në zonat malore, ato rubane, nuk përjashtohet edhe Erseka me -7 gradë. Ndërkohë zonat e thella malore do të shënojnë edhe vlera -8 apo -9 gradë.”
Kjo situatë e motit të ftohtë sipas sinoptikanëve është kalimtare, pasi janari parashikohet të jetë më i ngrohtë, me temperatura jo tipike të muajit.
“Pas datës 15 do të kemi sërish rritje të temperaturave. Reshjet do të jenë sporadike, por jo sasi të kosniderueshme. Pra do të jetë i ngrohtë dhe me reshje tipike të janarit. Nuk presim të kemi dëborë të dendur si në 2021 apo vlera ekstreme si në janar të 2017 ku termoemtri ka zbritur -18.”