I frymëzuar nga këngë serbe, Beogradi reagon për Zelandën

schedule23:16 - 15 Mars, 2019

schedule 23:16 - 15 Mars, 2019

Beogradi zyrtar ka reaguar ndaj lajmeve se atentatori në Zelandën e Re dëgjonte këngë serbe dhe motivohej nga historitë e Ballkanit. Në reagimin e tij, ministri i Jashtëm Ivica Daçiç ka deklaruar se Serbia e dënon ngjarjen, ndërsa  akuzoi liderët kosovarë për hipokrizi.

https://youtu.be/yUgyW4e2KgQ

Kjo është kënga nacionaliste serbe që autori i masakrës në Zelandën e Re po e dëgjonte. Dy emra të gdhendur në armën e tij po ashtu ishin serb pasi duket se është motivuar nga historitë e Ballkanit, Kjo ka bërë që i tërë spektri politik nga Bosnja dhe Serbia të reagojnë. Përfaqësuesi i serbëve të Bosnjës në Predisencën e këtij shteti, Millorad Dodik ka mohuar të ketë lidhje me serbët duke e gjykuar këtë akt. Kurse ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se askush nuk kërkon gjak për serbët dhe se e dënon një akt të tillë.

Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë: “Muxhahedinët vrisnin serbët në Bosnjë dhe nuk kam parë reagime të bashkësisë ndërkombëtare. Është normale që në situata të tilla të paraqiten ekstremistë të ndryshëm dhe dua të them se Serbia nuk ka asnjë lidhje me këtë dhe nuk kërkojmë nga askush të marrë hak për viktimat serbe. E dënojmë këtë akt, kjo është dëmshme për Serbinë dhe brenda shtetit tonë do të arrestojmë të gjithë ata që kanë ide të tilla”.

Ai ka thënë se liderët shqiptarë kanë nxituar pasi terroristët nuk mund të reagojnë për terroristët.

Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë: “Kur Thaçi dhe Haradinaj bëjnë njoftimë që prekin zemrën për raste të tilla, ata këtë e bëjnë pasi mendojnë t’i bëjnë dëm Serbisë, pasi po të ishin të prekur bënin reagime edhe për shqiptarët që janë numri më i madh i luftëtarëve në Siri”.

Vrasësi nga Zelanda e Re dukej se ishte frymëzuar kryesisht nga figurat me radikale të Ballkanit dhe atentatori norvegjez Brejvik që kishte arritur të vriste 77 persona. Lidhja me serbët ka ndikuar që shumica e mediave t’i kushtojnë edhe më shumë rëndësi. /abcnews.al