“I frustruar me ushtrinë e sanksionet”, inteligjenca amerikane: Putin mund të dyfishojë dhunën

schedule18:08 - 1 Mars, 2022

schedule 18:08 - 1 Mars, 2022

Putini po bëhet gjithnjë e më i frustruar dhe zemërimin po e zbraz tek rrethi i tij brendshëm. Kjo të paktën sipas inteligjencës amerikane.

Shtetet e Bashkuara thonë se kanë informacione të forta se presidenti rus po bëhet gjithnjë e më i frustruar nga betejat e tij ushtarake në Ukrainë. Lajmin e kanë bërë të ditur një ish dhe dy zyrtarë aktualë amerikanë për NBC News.

Ata thanë se lideri rus Vladimir Putin po e nxjerr zemërimin e akumuluar rreth gjendjes në ushtrinë e tij si dhe sanksioneve që po merr nga perëndimi  tek njerëzit në rrethin e tij të ngushtë.

Zyrtarët paralajmëruan se për pasojë, ai mund të përfundojë duke dyfishuar dhunën.”

“Ky është dikush që është kapur qartësisht i befasuar nga madhësia e rezistencës ukrainase,” i tha MSNBC senatori Mark Warner, kryetar i komitetit të inteligjencës.

“Ai është izoluar. Nuk ka qenë shumë në Kremlin… Ka gjithnjë e më pak impute.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!