“I forti” çau postbllokun dhe u arratis, policia kontroll me dron dhe skaf në Sarandë: Gjendet pistoleta

schedule18:56 - 11 Shkurt, 2022

schedule 18:56 - 11 Shkurt, 2022

Policia po kontrollon me skaf dhe dron për kapjen e një personi pasi nuk i është bindur urdhrit për ndalim në një postbllok në hyrje të qytetit te vendi i quajtur Rrapi.

Shoferi ka mundur të arratiset me makinë, ndërsa blutë janë vënë në kërkim për kapjen e tij.

Pas pak për ngjarjen pritet të ketë edhe një njoftim zyrtar nga drejtoria e Policisë Vlorë.

Policia ndërkohë ka shtuar kontrollet në zonë, ndërsa po kryhen inspektime edhe në breg të detit ku ka gjetur edhe një pistoletë që dyshohet se e hodhi “i forti” pas arratisjes.

Ende nuk kemi të dhëna mbi identitetin dhe shkakun e kësaj përplasje që ka pasur ky person me policinë.

/abcnews.al