I falimentuar nga gjyqet, Rudy Giuliani i kërkon para Trump

schedule15:11 - 17 Gusht, 2023

schedule 15:11 - 17 Gusht, 2023

Rudy Giuliani ka udhëtuar disa herë drejt rezidencës së Donald Trumpit në Mar-a-Lago, i dëshpëruar duke i kërkuar ish-presidentit amerikan që t`i paguajë faturat e proceseve gjyqësore.

Duke e takuar personalisht, tha një burim për CNN, Giuliani dhe avokati i tij Robert Costello kishin bindjen se kështu mund t`ia shpjegonin më mirë përse ka kaq shumë nevojë për ndihmë në këto momente ish avokati dhe aleati i hershëm i tij.

I përfshirë në disa çështje gjyqësore të Trump, Giuliani duket nuk ka para për të mbuluar kostot ligjore shtesë ligjore që ka sjellë padia për shpifje e ngritur nga kompania e teknologjisë së votimit Smartmatic

Avokati i tij foli për vështirësi të theksuara financiare në gjyqin që u zhvillua të mërkurën në Nju Jorku. Por vetë Trumpi ndërkohë, ka telashe të tjera.

Prokurorja e Xhorxhias, Fani Ëillis, bëri thirrje që procesi gjyqësor kundër tij dhe 18 të akuzuarve të tjerë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 të nisë më 4 mars, duke ngarkuar më tej kalendarin e Trumpit për vitin 2024, ndërsa ai kërkon emërimin e republikanëve për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Data e gjykimit kundër republikanit do të caktohet nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Qarkut Fulton, Scott McAfee, i cili do të dëgjojë çështjen në Atlanta, kryeqytetin e shtetit jugor të Xhorxhias.

Avokatët e Trump me siguri do të kërkojnë një datë shumë më të vonë, ndoshta pas zgjedhjeve presidenciale të muajit nëntor.

Por nëse McAfee pranon kërkesën e prokurores, gjyqi do të fillojë një ditë përpara asaj që në botën politike të Shteteve të Bashkuara njihet si “super e marta”, kur 14 shtete mbajnë zgjedhjet për emërimin e kandidatëve presidencial.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!