Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I dyshuari për trazirat e Kapitolit të SHBA-së fiton azil në Bjellorusi

schedule12:36 - 23 Mars, 2022

schedule 12:36 - 23 Mars, 2022

Një 48-vjeçar nga Kalifornia, i dyshuar se ka marrë pjesë në trazirat e Kapitolit të SHBA-së vitin e kaluar, i është dhënë azil në Bjellorusi. Evan Neumann u largua nga SHBA pasi u akuzua në lidhje me trazirat, raporton BBC.

48-vjeçari u vendos fillimisht në Ukrainë, përpara se të mbërrinte në Bjellorusi ku kërkoi azil, duke pretenduar se u përball me persekutim politik”në SHBA. Një zyrtar bjellorus tha se Neumann-it i është dhënë leja për të qëndruar në vend për një kohë të pacaktuar.

Zyrtarët shtetërorë gjithashtu pretenduan se Neumann ishte detyruar të kalonte ilegalisht kufirin bjellorus pasi kishte tërhequr “interesimin e shërbimeve sekrete lokale” në Ukrainë.

Neumann i tha agjencisë shtetërore të lajmeve bjelloruse Belta se kishte ndjenja të përziera. “Më vjen mirë që Bjellorusia u kujdes për mua. Jam i mërzitur që e gjej veten në një situatë ku kam probleme në vendin tim”, tha ai.

Në korrik të vitit të kaluar, Neumann u akuzua për gjashtë akuza të ndryshme, duke përfshirë hyrjen e dhunshme dhe sulmin ndaj oficerëve të policisë. Ai u akuzua se kishte goditur me grusht dy oficerë policie dhe duke përdorur një pengesë metalike kundër policisë gjatë trazirave në ndërtesën e Kapitolit të SHBA më 6 janar 2021. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!