Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të Elvin Merlika dhe tetë familjarëve dhe të afërmeve të lidhur me të.
Vendimi, i dhënë te premten nga Gjykata e Posacme, që revokon sekuestron e vendosur në vitin 2023, shënon një humbje ligjore për SPAK, në një procedim pasuror, duke e cilësuar kërkesën për konfiskim si “të pabazuar në ligj dhe në prova.”
Procedimi pasuror ishte regjistruar nga SPAK mbi dyshim për aktivitet kriminal të Elvin Merlikës, si pjesë e grupit të Ervis Martinajt dhe i dyshuar për veprat penale, “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje” Kryerje e veprave në bashkëpunim të posaçëm “Grupit të strukturuar kriminal”.
Pavarësisht se SPAK argumentonte, se pasuritë e sekuestruara të Merlikës dhe personave të lidhur me të ishin “të pajustifikuara nga burime të ligjshme” dhe dyshohej se vinin nga veprimtari kriminale, trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, arriti në përfundimin se provat e paraqitura nga prokuroria ishin të pamjaftueshme për të mbështetur kërkesën për konfiskim.
SPAK ka tashmë 15 ditë afat për të ankimuar këtë vendim në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Elvin Merlika dyshohet si pjesë e grupit kriminal të drejtuar prej Ervis Martinajt që planifikuan ti bënin atentat Indrit Dokles.
Janë 28 pasuri që Spak kërkoi ti konfiskonte Elvin Merlikes. Bëhet fjalë për shoqëritë “Zeus Garden”, “London Eye” dhe 49% të kuotave të shoqërisë “M.S.G Security”, 8 apartamente në Tiranë, si dhe truall në Tiranë, Fushe Kuqe, garazhe si dhe 9 automjete.
/abcnews.al/

