I dyshuar për vrasjen e Kastratit, Zaja: Jam i rrezikuar me mbani në burg, kur ndodhi vrasja isha në Vlorë

schedule11:22 - 24 Mars, 2021

schedule 11:22 - 24 Mars, 2021

Albert Zaja është lënë sot në burg nga Gjykata e Fierit, për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier. Gazetaja Valbona Davidhi raporton se 37-vjeçari e ka pranuar arrestimin, por jo autorësinë.

Përkundrazi, ai ka përdorur si alibi faktin që në ditën kur ndodhi ngjarje, ka qenë në Vlorë. Si i dyshuar për vrasjen e 1 shkurtit në Fier, Zaja e konsideron veten të rrezikuar e për këtë arsye ka kërkuar që të qëndrojë në burg pasi i rrezikohet jeta.

Lexo edhe: U arrestua për vrasjen e Kastratit: Zaja asnjë fjalë para hetuesve, shoqërohen tre persona që e ndihmuan

Gjithashtu, siç raportoi gazetarja Davidhi, Alberti ka kërkuar që të transferohet në një burg të sigurisë së lartë, por sipas procedurës, ai është nisur për në burgun e Fierit.

Gjykatësja e çështjes Adelina Zarka: A je në dijeni të shkakut te arrestimit?

Albert Zaja: “Po”.

Si deklaroheni”: “Nuk kam lidhje me ngjarjen po ndihem i rrezikuar nga hasmëritë. Dua të më çoni në një burg tjetër se në këtë të Fierit kam frikë për jetën. Unë kam qenë në Vlorë me makinën e në shoku atë ditë pastaj jam kthyer në shtëpi. S’kam qenë në Fier.”

Albert Zaja, i vetmi i arrestuar deri më tani për atentatin e  kryer ndaj Shkëlzen Kastratit, është shprehur se në Vlorë ka shkuar me makinën e një shoku e më pas është kthyer për në Fushë Krujë ku ka edhe banesën.

Është e konfirmuar tashmë që të katër të dyshuarit, Zaja, Elmir Tufa, Elson Xheçuka dhe Silvio alias Roland Cara, janë vrasës me pagesë dhe se nuk kanë asnjë lidhje me Kastaratin apo familjarë të tij.

Për hetuesit mbetet ende e paqartë se kush mund të jenë porositësit e eliminimit të Shkëlzen Kastratit. Familjes në fjalë i janë bërë disa herë atentate. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!