Këngëtarja e njohur Genta Ismajli nuk ka hezituar t’i dedikojë fjalët më të bukura partnerit të saj. Së fundmi, ajo ka publikuar dhe një foto në rrjetin social “Instagram” ku shfaqet e qeshur pranë tij.
“I dua sytë e mi kur ti i shkon. E dua emrin tim kur ti e thërret. E dua zemrën time kur ti e prek atë. E dua jetën time kur ti je në të“, shkruan këngëtarja nga Kosova.
Dyshja janë duke shijuar një tjetër udhëtim momentalisht, pak kohë pasi u kthyen nga Chicago, i dashuri i saj takoi familjen e Gentës.
Kujtojmë që i dashuri i këngëtares shqiptare quhet Husen dhe është një biznesmen turk, 39-vjeç. Ai jeton në Zvicër, ku ka edhe disa biznese.
/abcnews.al