I druhet dënimit nga FSHF, Vllaznia mesazh të qartë tifozëve shkodranë

schedule20:05 - 11 Mars, 2021

schedule 20:05 - 11 Mars, 2021

Vllaznia është paralajmëruar ditën e sotme, për shkak të grumbullimeve të tifozëve gjatë ndeshjeve që shkodranët zhvillojnë në “Loro Boriçi”. Në kampin kuqeblu janë të shqetësuar dhe kanë dalë me një komunikatë, përmes të cilët kanë edhe një mesazh për tifozët.

“Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së në mbledhjen e tij të sotme ka paralajmëruar KF Vllaznia se në rast përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive duke mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Për këtë arsye, kërkojmë nga ana e tifozëve tanë të zjarrtë të na mirëkuptojnë sepse jemi të detyruar të zbatojmë këto rregulla, ndryshe pasojat do të jenë të rënda për klubin tonë.

Në stadium do të jenë vetëm 20 persona (jo tifozë), pikërisht drejtuesit e klubit, stafi administrativ si dhe sponsorët. Edhe njëherë tjetër, ju kërkojmë të na mirëkuptoni! Vllaznia mbi të gjitha!”, shkruhet në komunikatën e klubit të Vllaznisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!