Partia Demokratike mesnatën e djeshme ka dorëzuar në KQZ listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Pjesë e emrave të koalicionit opozitar të vendosura në listë, ishte dhe një emër i cili ka deklaruar se nuk është në dijeni të kësaj liste dhe e ka refuzuar që të jetë kandidat për deputet.
Ish-nënkryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Fatlum Nurja, përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se është përfshirë në listat e FRD-së edhe pse ai vetë ka refuzuar që të marrë pjesë.
Ndër të tjera ai shkruan se listën ja ka dërguar një mik dhe aty ka parë dhe emrin e vet si kandidat për deputet në Qarkun e Shkodrës.
“Mbreme fjeta heret, e sot ne mjes pashe kete liste qe ma kishte dergu nje mik pas mesnate. Deklaroj qe une nuk i kam kerku FRD-se dicka te tille, pervec se kam refuzu (dhe kuptohet) si dhe minimumi skam firmos as ndonje formular tip per te tilla raste… Guxim i teprum kushdo qe e ka ba dhe me jep nje ndjenje neverije. Jam i vetedishem se eksperiencat e personave qe do jene deputet … dhe me gjere … do ja dalin me ba mrekulli per Qytetin, Shtetin dhe Kombin tone. Poooor, gjithashtu jam shpresplot se estrada e parlamentit ka me vazhdu…”, shkruan Nurja./abcnews.al