I dogjën 60 çadra plazhi, flet pronari i lokalit: S’kam konflikt me njeri

schedule12:23 - 28 Qershor, 2021

schedule 12:23 - 28 Qershor, 2021

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhë u dogjën 60 çadra plazhi të një biznesi që operon në këtë plazh.

Pronari i këtij biznesi, Bilbil Domi ka deklaruar në polici se nuk ka pasur konflikt me asnjë person dhe për pasojë nuk di se për çfarë arsye mund t’i jetë vënë flaka shezlongëve.

Lexo edhe: VIDEO/ Shezlongë dhe çadra të bëra hi, pamje nga Dhërmiu në nisje të sezonit turistik

Ndërkohë mësohet se në lokalet pranë vendit të ngjarjes nuk ka pasur kamera sigurie, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Kujtojmë  se pak ditë më parë në Velipojë, konflikti për shezlongët mes pronarëve të bizneseve, u përshkallëzua në përplasje me armë ku mbetën të vdekur katër persona, ndërsa dy të tjerë u plagosën./abcnews.al/