I dhuroi lule serbit para ndeshjes, boksieri shqiptar fiton që në minutat e parë, zbulon konfliktin me Noizyn

schedule08:10 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 08:10 - 7 Dhjetor, 2022

Roberto Bakaj është boksieri shqiptar që ka fituar kundër një serbi në Gjermani. Ai e ka munduar brenda 12 minutash.

Në një lidhje me Skype, Roberto tregoi detaje rreth ndeshjes, madje zbuloi edhe arsyen pse i dhuroi kundërshtarit lule përpara ndeshjes.

Një goditje mund të jetë fatale. Zgjati 12 minuta e 50 sekonda kjo në ndeshje. Ne jemi boksier profesionist dhe duhet ta godisim, të kryejmë punë dhe të fitojmë. Kundërshtari ka dal nga spitali dhe shkon për t’u kontrolluar. Ishte diku te 3 kg më i rëndë se unë.

Unë këtë gjë e bëra më shumë për provokim para ndeshjes. Ja dhashë me idenë që do të mbysë në ring dhe do t’i sjellë lulet te varri. Ke shumë emocione, sidomos kur ndeshesh përballë një serbi”, u  shpreh ai.

Më tej, Roberto foli edhe për marrëdhënien që ka me reperin e njohur, Noizyn, me të cilën është shfaqur edhe në rrjetet sociale.

“Me Noizyn thjesht kemi pasur një keqkuptim të vogël dhe ai na tha që kampionët duhet të rrinë bashkë. Jemi sqaruar, kemi qendruar bashkë. Ka pasur një keqkuptim, më shumë me vëllain tim dhe me mua”, tha boksieri./abcnews.al