I dhanë vetëm 5 vjet jetë, vajza mund kancerin me ananas dhe duke u divorcuar nga burri

schedule14:15 - 13 Gusht, 2021

schedule 14:15 - 13 Gusht, 2021

Candice-Marie Fox, nga Australia Perëndimore, ka qenë në qendër të vëmendjes për pretendimin se e mundi kancerin duke ngrënë shumë ananas dhe kur u divorcua nga burri i saj.

32 vjeçarja, së cilës mjekët i kishin dhënë vetëm pesë vjet jetë, vuante nga një formë agresive e kancerit të tiroides e cila kishte kaluar në organet e tjera të trupit të saj. Ajo iu nënshtrua një operacioni për të hequr më shumë se 20 tumore. Sidoqoftë, kur mjekët e saj thanë se kishte vetëm pesë vjet për të jetuar dhe se ajo do të humbiste zërin e saj brenda një viti, gruaja britanike refuzoi t’i nënshtrohej kimioterapisë dhe vendosi të ndryshojë rrënjësisht rutinën e saj të përditshme. Kështu që, ajo filloi një dietë të shëndetshme dhe përfshiu në jetën e saj të përditshme gjëra dhe aktivitete që i pëlqyen, duke eleminuar në të njëjtën kohë gjërat që i shkaktuan stres dhe i rënduan shëndetin e saj mendor dhe fizik. Ajo gjithashtu vendosi të marrë divorcin nga burri i saj.

32-vjeçare zgjodhi një mënyrë jetese krejtësisht të shëndetshme, duke ngrënë më shumë se tre ananas, grejpfrut, limon, mollë, kivi dhe banane, ndërsa eliminoi të gjitha toksinat nga jeta e saj, të tilla si alkooli, mishi dhe burri i saj.

Sidoqoftë, gjëja mbresëlënëse është se vetëm gjashtë muaj pas njoftimit makabër të mjekëve të saj, kanceri pothuajse ishte zhdukur, siç pretendon ajo.

“Unë u largova nga të gjitha toksinat nga jeta ime dhe u bëra kaq mirënjohëse për jetën. I hoqa tumoret në masë me shkencën e pastër të të ushqyerit. Tani, nuk ka tumor brenda meje. “Në retrospektivë, jam shumë mirënjohëse për kancerin (sepse) më bëri personin që duhej të isha”, është shprehur ish -modelja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!