Renato Malota i dha fund ecurisë prej 4 ndeshjesh pa gol për Vllazninë. Mbrojtësi me eksperiencë realizoi golin e parë në fitoren 0-2 të Vllaznisë në Gjirokastër, teksa analizoi gjithçka në prononcimin e dhënë për Supersport pas ndeshjes.
TRIUMFI – “Ishte një ndeshje shumë e vështirë, sidomos duke parë renditjen. Luftëtari na vuri në vështirësi, por arritëm të fitonim. Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne”.
MBIJETESA – “Përderisa e thotë trajneri, unë jam në të njëjtin mendim me të. Merkato e janarit do tregojë pretendimet tona dhe se deri ku do jetë skuadra”.
KËSHILLA E LICIT – “Unë këtë javë nuk jam stërvitur. Rastisi që ndenja pak me drejtorin sportiv. Lici më thoshte mos rri jashtë zone, por te pika e penalltisë. Unë e zbatova atë që tha dhe rezultoi pozitive”. /abcnews.al