I dha fitoren Realit, Benzema vendos rekord

schedule09:22 - 18 Prill, 2022

schedule 09:22 - 18 Prill, 2022

Karim Bezema pa diskutim është sulmuesi më në formë i momentit i cili me golat e tij po udhëheq Real Madrid drejt fitoreve.

I tillë ishte edhe takimi i mbrëmshëm kundër Sevillas, ku “Los Blancos” i falen golit të sulmuesit francez për fitoren që i ofron ata më afër titullit, pasi Benzema përmbysi rezultatin në 3-2.

Benzema shënoi golin e fitores në minutën 90+2, ndërsa për të ky ishte goli numër 25-të në La Liga, që është një rekord personal për të.

Për 34-vjeçarin është hera e parë që e arrin këtë shifër të golave, që prej transferimit të tij te Real Madridi në vitin 2009. 2015/16 ishte sezoni më i mirë për Benzeman, kur ai kishte shënuar 24 gola.

/f.a/abcnews.al