I dërguari special i presidentin amerikan, Donald Trump, për ndërmjetësim në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, do të vizitojë Kosovën këtë të enjte, më 10 tetor.
Grenell, që është ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani, ka marrë detyrën e re vetëm para dy javësh.
Trump e ka angazhuar atë në negociatat mes Kosovës e Serbisë. Grenell do të udhëtojë për në Prishtinë me avion ushtarak./ABC News Albania 24/7