I dënuari në Serbi emërohet në Gjykatën Kushtetuese në Kosovë

schedule11:39 - 10 Gusht, 2018

schedule 11:39 - 10 Gusht, 2018

Një nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë të sapoemëruar nga presidenti Thaçi, rezulton në listën e Interpolit dhe kërkohet nga drejtësia serbe, pasi ka shmangur dënimin me burg. Radomir Laban u shpall fajtor për korrupsion në 2011-ën dhe u dënua me gjashët vjet burg.

Radomir Laban, i cili është arratisur nga Serbia. Duke shmangur dënimin me burg pasi u shpall fajtor për korrupsion, tashmë është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë. Emërimi i tij u bë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ku në faqen online të Presidencës u publikua një fotografi e Labanit me gjykatësit e tjerë, ditën e marrjes së postit.

Agjencia e lajmeve “Reuters” citon burime zyrtare anonime sipas të cilave, Laban është ende në kërkim nga autoritetet në Beograd. Ai rezulton me një shënim të kuq në listën e Interpolit dhe nëse largohet nga Kosova, emri i tij do të figurojë në çdo aeroport.

“Reuters” më tej shkruan se Labani, një serb etnik, ka marrë një nga postet e caktuara për minoritetet, ndërkohë që emërimi i tij është bërë nga deputetët serbë dhe më pas u miratua nga parlamenti i Kosovës në muajin maj. Por presidenti Thaçi u paralajmërua nga opozita dhe këshilltarët e tij që të mos e emëronte në atë post pa u bërë verifikimet e duhura.

Sipas dokumenteve në Serbi, Labani u shpall fajtor dhe u dënua me gjashtë vjet burg në vitin 2011 për korrupsion. Ai ka shlyer gjysmën e dënimit gjatë kohës së paraburgimit në pritje të gjyqit.

Ai u lirua përkohësisht pas gjyqit, dhe pikërisht në këtë kohë u arratis në Kosovë. Një vit më parë gjykata serbe lëshoi një mandate arresti duke kërkuar që ai të dorëzohej në Serbi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!