I dënuar për vrasje/ Fier, ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest me burg” për 33-vjeçarin

schedule10:30 - 27 Shtator, 2024

schedule 10:30 - 27 Shtator, 2024

Policia e Fierit ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 33-vjeçar, i dënuar për vrasje.

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë për këtë shtetas, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

33-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me vëllain e tij, dyshohet se kanë vrarë për motive të dobëta një person.

Policia vijon punën për kapjen e vëllait të 33-vjeçarit./abcnews.al