Një 39-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim prej disa vitesh.
Bledar Plaku ishte dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim.
Ai së bashku më 3 shtetas të tjerë, u konstatua duke transportuar tre kallëpe lënde plasëse në vitin 2015.
Njoftimi i policisë:
Durrës / Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”.
Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative mbi vendndodhjet e disa shtetasve të kërkuar, bënë të mundur ndalimin e shtetasit:
-Bledar Plaku, 39 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim. Më 17.01.2015, 39-vjeçari, së bashku më 3 shtetas të tjerë, u konstatua duke transportuar tre kallëpe lënde plasëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al