ELBASAN– Në Elbasan, është arrestuar një 36-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Policia thekson se i arrestuari është Klaudio Trungu, banues në Elbasan.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës më 13 shtator 2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 28 ditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./ abcnews.al