I dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve, ekstradohet ish-lojtari i Partizanit

schedule09:55 - 24 Janar, 2021

schedule 09:55 - 24 Janar, 2021

Është ekstraduar nga Greqia ditën e sotme Sokol Metaj, i arrestuar nga policia e vendit fqinj pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpoli 5 vite më parë. Në nëntor të vitit të 2015 Metaj kishte abuzuar seksualisht me një të mitur në moshën 17-vjeçare.

Metaj punonte si trajner dhe gjatë kësaj kohe ai abuzoi seksualisht me të miturin, lojtar të skuadrës së tij, i cili ditë më pas e dhunoi trajnerin e tij. Metaj u paraqit në spitalin ushtarak me plagë dhe gjatë marrjes rutinë në pyetje nga policia, ai nxori emrin e një prej djemve, që e kishin dhunuar.

17-vjeçari me iniciale R.B pas shoqërimit në polici tregoi abuzimin e bërë ndaj tij dhe shokut të tij, duke i ngarkuar atij një vepër të rëndë penale. Pas kësaj Metaj u arratis në Greqi dhe u shpall në kërkim nga Interpoli, që arriti ta arrestojë dhe tani e sjell në vendin tonë për t’iu nënshtruar 5 viteve burgim të vendosura nga Gjykata e Tiranës.

Jo vetëm kaq sepse ndaj tij rëndon edhe akuza e arratisjes. Metaj, 55 vjeç është emër i njohur në futbollin tonë. Ai ka lindur në Kuçovë dhe nisi karrierën me skuadrën e Naftëtarit dhe në karrierën e tij luajti edhe me Partizanin, me të cilin u shpall kampion në sezonin 1992-1993.

Pas tërheqjes nga futbolli aktiv ai nisi karrierën si trajner, ku drejtoi skuadrën e të rinjve të Dinamos dhe ekipe si Laçi, Skrapari, Turbina, Naftëtari, Besëlidhja dhe Mamurrasi, e cila ishte skuadra e fundit, që Metaj kishte në drejtim.

DEKLARATA E INTERPOLIT: Ekstradohet nga Greqia, një shtetas i dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve.  Në vijim të bashkëpunimit të ZQK Interpol Tirana, me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit është vënë në pranga në Greqi dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Sokol Metaj, 55 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi Sokol Metaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 15.11.2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë, në automjetin e tij, i dënuari Sokol Metaj, i cili ishte trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!