Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë/ Arrestohet 46-vjeçari në Tropojë, pritet ekstradimi drejt Italisë

schedule12:40 - 30 Tetor, 2025

schedule 12:40 - 30 Tetor, 2025

TROPOJË- Një 46-vjeçar nga Tropoja është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

I arrestuari është Vladimir Rama, 46 vjeç, banues në fshatin Fierzë, Tropojë.

Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!