I dënuar për baste sportive, Nicolo Fagioli rikthehet në fushë pas 7 muajsh

schedule18:13 - 21 Maj, 2024

schedule 18:13 - 21 Maj, 2024

Pas shtatë muajsh jashtë për shkak të pezullimit, mesfushori i ri i Juventus, Nicolò Fagioli u rikthye në fushë në mënyrën më të mirë përballë Bologna.

Juventus arriti të shënoi tre gola dhe arriti të marrë 1 pikë nga një ndeshje që u duk se ishte e humbur. Fagioli, i dënuar nga Federata për shkak të basteve të vëna, përfundoi pezullimin dhe trajneri Montero e aktivizoi për 20 minuta. 23-vjeçari zëvendësoi Rabiot në minutën e 71′ dhe arriti të ndryshojë lojën e Bardhezinjve.

Për 7 muaj, mesfushori stërvitej, me skuadrën bardhezi por nuk mund të luante një ndeshje zyrtare për shkak të dënimit nga Fedearata italiane. Sigurisht rikthimi i tij është një vlerë shtesë për Zonjën e Vjetër edhe për sezonin e ri./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!