I dënuar në mungesë për armëmbajtje pa leje dhe drogë/ Kapet 39-vjeçari shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, pritet ekstradimi

schedule09:18 - 6 Maj, 2025

schedule 09:18 - 6 Maj, 2025

Finalizohet në bashkëpunim me partnerët britanikë, operacioni policor i koduar “Akuzat”.

Kapet në Mbretëri të Bashkuar, një shtetas i dënuar nga Gjykata e Fierit, për armëmbajtje pa leje dhe për prodhim/shitje narkotikësh.

Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale të strukturave të Policisë së Shtetit, me homologët në Mbretëri të Bashkuar, u finalizua operacioni policor “Akuzat”, për kapjen e shtetasit shqiptar, të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë:
-Ervis Vrenozi, 39 vjeç.

Në vitin 2020, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Mançester, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!