Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I dënuar në Maqedoninë e Veriut për falsifikim monedhash/ 36-vjeçari kapet në Tiranë, pritet ekstradimi

schedule08:45 - 18 Nëntor, 2025

schedule 08:45 - 18 Nëntor, 2025

Policia e Shtetit

Një 36-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar  “Operacionalja 73”.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Kumanovës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Ndërkaq, ky shtetas ishte shpallur në kërkim edhe nga DVP Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!