I dënuar me vdekje, trafikanti kinez arratiset përmes tubave të ujërave të zeza

schedule12:54 - 23 Shtator, 2020

schedule 12:54 - 23 Shtator, 2020

Një trafikant kinez i drogës i dënuar me vdekje në Indonezi është arratisur nga burgu në mënyrën më të guximshme të mundshme.

Cai Changpan, i njohur gjithashtu si Cai Ji Fan, ka bërë një tunel përmes sistemit të ujërave të zeza.

Ai ishte i burgosur në zonën Tangerang në periferi të kryeqytetit Xhakarta, nën akuzën e kontrabandës.

Sipas shokut të tij të qelisë, Cai kishte planifikuar këtë arratisje prej gjashtë muajsh dhe kishte caktuar momentin si më të përshtatshëm, gjatë ndërrimit të rojeve të burgut

Ai hapi vrimën duke përdorur mjete nga një projekt ndërtimi në kuzhinën e burgut dhe ia doli të shijonte lirinë. l.k/abcnews.al