Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Babë e bir në qeli/ Petrit Mërnica arrestohet në Fier me armë, djali i tij në burg përjetë për vrasje

schedule13:12 - 23 Nëntor, 2025

schedule 13:12 - 23 Nëntor, 2025

FIER- Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit teksa lëvizte i armatosur në fshatin Fermë Çlirim.

I arrestuari është Petrit Mërnica, i cili u kap një lokal të zonës teksa me vete iu gjet 1 armë zjarri pistoletë së bashku me 2 krëhëra me nga 7 fishekë, të cilat i mbante në çantën e dorës.

Petrit Mërnica eshte nje emer I njohur per drejtesine pasi ka bërë më parë 20 vite burg për vrasjen e kunatit të tij. Gjithashtu ai është babai i Azgan Mërnicës, i cili në vitin 2024 qëlloi për vdekje me plumb në kokë efektivin e ‘Shqiponjave’ Novruz Canaliaj pas një konflikt banal.

Azgan Mërnica po drejtonte automjetin e tij me shpejtësi të lartë në një kthesë të rrezikshme, kur u ndalua nga efektivi Novruz Cenalia, i cili i tërhoqi vëmendjen për mënyrën e rrezikshme të ngjarjes, teksa ishte në detyrë.

Ngjarja mori nje tjeter rrjedhe ku pas një debati të ashpër Mërnica ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar për vdekje efektivin me plumb në kokë. Azgan Mernica është dënuar me burgim të përjetshem per vrasjen e efektivit Cenalia.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!