GJKKO ka konfiskuar pasuritë në emër të Aurel Hoxhallarit, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Devi Kasmit në vitin 2018.
Ekzekutimi dyshohet se u porosit pas prishjes së pazareve të drogës në Francë dhe Spanjë mes dy palëve. Hoxhallari nuk i ka pranuar kurrë akuzat. Për të njëjtën çështje është dënuar po me burgim të përjetshëm edhe ish-komandoja i ushtrisë greke Efthymiou Efthymious.
Atentati u regjistrua në 29 Janar të 2018-ës teksa Eftimius Eftimiu bashkë me Elton Halipajn i kanë bërë prit Devi Kasmit, pranë banesës së tij dhe më pas u larguan me furgon të bardhë, i cili ishte çelësi i zbardhjes së ngjarjes.
Pasuritë e sekuestruara:
1. Pasuria objekt me sipërfaqe 30 m2 , me adresë: rruga “Aleksandri i Madh”, Yzberisht, Unaza e Re, Njësia Administrative Kashar, Tiranë, pjesë e objektit
1 (një) katësh për të cilin kanë aplikuar për t’a legalizuar shtetasit Aurel Hoxhallari dhe Elton Hoxhallari, me nr. Prot. *** e vitit 2009.
2. Pasuria objekt me sipërfaqe 20 m2 , me adresë: rruga “Teodor Keko”, Unaza e Re, Tiranë, pjesë e objektit 1 (një) katësh për të cilin kanë aplikuar për t’a
legalizuar shtetasit Aurel Hoxhallari dhe Elton Hoxhallari, me nr. Prot. e vitit 2009 (shoqëruar me fotografitë përkatëse).
3. Pasuria me nr. ***, datë 21.04.2016, në emër të shtetases Kimete Hoxhallari (lidhur me banesën 3 (tre) katëshe në Yzberisht).
4. Pasurinë në proces legalizimi me nr. ***, datë 27.01.2015, në emër të shtetasit Nezhdet Hoxhallari (lidhur me banesën dhe magazinën në Kodër – Mëzez).
• Kalimin në favor të shtetit të pasurive të konfiskuara.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
• Revokimin/heqjen e masës së sekuestros së vendosur me Vendimin nr. 156, datë 30.11.2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi pasuritë:
1. Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi **, faqe **, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 300 m2 , e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të
shtetasit Aurel Hoxhallari. Kjo pasuri është blerë sipas kontratës së shitjes me nr. *** Rep. dhe *** Kol., datë 24.07.2007.
2. Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi. **, faqe ***, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 400 m2 , e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të
shtetasit Aurel Hoxhallari, referuar kontratës së shitblerjes nr. *** Rep. dhe nr. *** Kol., datë 04.07.2007, Numri i pasurisë është ***, në përputhje edhe
me volumin dhe faqe është i njëjtë.
3. Pasuria me nr. ***, zona kadastrale ***, volumi **, faqe ***, lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 210 m2 , e ndodhur në Yzberisht, në pronësi të
shtetasit Aurel Hoxhallari.
4. Pasuria e llojit “Apartament” me nr. pasurie ***, volumi **, faqe **, me sipërfaqe 61.2 m2 , me adresë: rruga “Muhamet Gjollesha”, pallati nr. 7, shk.
1, kati 3, apartamenti 5, Tiranë, në pronësi të shtetases Dhorothea Male, e vërtetuar kjo nëpërmjet Kontratës me nr. *** Rep. dhe nr. *** Kol., datë
23.04.2014.
• Konform nenit 31 paragrafi 4, 5, 6 të ligjit nr. 34/2019 “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara” ndryshuar me ligjin nr. 19/2019 “Për
disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019 “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara”, shpenzimet gjyqësore dhe të administrimit të
pasurive të sekuestruara, i ngarkohen subjektit të aktit normativ.