Arrestohet në Itali një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, të ndodhur në vitin 1993. Bardh Lula ishte dënuar me burgim të përjetshëm. 49-vjeçari kishte ndryshuar edhe mbiemrin në Luli, për t’i shpëtuar prangosjes. Në vitin 1993 Bardh Lula ka vrarë tre persona me armë zjarri. Në vitin 1996 Gjykata e Lezhës e dënoi në mungesë, me burgim të përjetshëm. Operacioni policor i koduar “Ëanted 3” u bë nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët italianë. Ndërkohë gjatë gjithë kohës në arrati, ai kishte jetuar në Itali me identitet të ndryshuar, me emër të një shtetasi boshnjak. Bardh Lula rezulton në listën e 33 personave më të kërkuar nga Policia në qarkun e Lezhës. Në vijim 49-vjecari Lula do të ekstradohet në Shqipëri, për të vuajtur dënimin në vendlindje./ABC News Albania 24/7