I dënuar me 6.8 vjet burg/ Kush është i arrestuari Orges Jahelezi, i njohur si “Nita” dhe pjesëtar i bandës së Shijakut

schedule12:29 - 22 Shkurt, 2025

schedule 12:29 - 22 Shkurt, 2025

TIRANË- Policia e Tiranës arrestoi një të dënuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme me 7 vjet burg për veprat penale grup të strukturuar kriminal si  dhe prodhim e shitje lëndësh narkotike.

I arrestuari është 48-vjeçari  Orges Jahelezi, i njohur ndryshe si Artan Elezi, me pseudonimin “Nita”, nga Tirana.

Emri i tij nuk është i panjohur. Orges Jahelezi njihet si anëtar i grupit të Shijakut, i cili u arrestua gjatë operacionit “VOLVO 4” pas zbulimit të laboratorit të drogës në Në Brenogë të Hasit.

Grupi kriminal trafikonte kokainën në Gjermani dhe disa vende të Europës.

Grupi i Shijakut drejtohej nga Astrit Avdyli, ndërsa në pranga asokohe u vunë edhe vëllezërit e tij dhe disa anëtarë të bandës.

Gjatë operacionit u godit laboratori i heroinës në fshatin Brenog të Hasit në vitin 2018 dhe si dhe u sekuestruan pajisjet që shërbenin për përpunimin dhe presimin për ta trafikuar më pas në vendet e BE-së.

Një pjesë e lëndës narkotike ishte paketuar gati për trafik. Pas arrestimit, Jahelezi u lirua në vitin 2019 nga ish-Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.

Në kuadër të operacionit “Volvo4”  u arrestuan 27 persona brenda një dite si pjesë e “Bandës së Shijakut” dhe të Lezhës, mes tyre edhe dy ish- deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!