I dënuar me 4 vite burg për drogë, kapet 41 vjeçari i shpallur në kërkim

schedule10:03 - 1 Prill, 2023

schedule 10:03 - 1 Prill, 2023

Një 41 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Policia bën me dije se i kërkuari shtetasi Erland Helshani ishte dënuar me i dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Qerreti”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.

I kërkuari, i dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve.     

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Qerreti”. 

Si rezultat i këtij operacioni, në Qerret, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Erland Helshani, 41 vjeç, banues në Kavajë.     

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!