TIRANË– Si rezultat i kontrolleve është arrestuar një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 10 vjet burgim për disa vepra penale. Sipas policisë, i arrestuari është Musa Rama, 65 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar 65-vjeçarin me 10 vjet burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vulave”.