I dënuar me 10 vite burg nga Kroacia, arrestohet në Qafë-Thanë 35-vjeçari maqedonas

schedule12:57 - 27 Shtator, 2020

schedule 12:57 - 27 Shtator, 2020

Një 35-vjeçar nga Maqedonia i dënuar me 10 vite burg si pjesë e një grupi të strukturural kriminal si dhe i akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh është arrestuar nga policia kufitare e Qafë Thanës.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet kroate. Prej viti 2018 35-vjeçari me inicilae T.J. ishte larguar nga shteti kroat dhe ndodhej në arrati.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

“Policia Kufitare si rezultat i kontrolleve të shtuara  dhe falë bashkëpunimit me Interpol Tiranën, evidenton dhe arreston me qëllim ekstradimi një shtetas maqedonas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore kroate.

Ndalohet një 35-vjeçar, i dënuar me 10 vite burg për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Në kuadër të masave të shtuara dhe analizës së rriskut, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës, gjatë përpunimit të detajuar të  dokumentacionit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, të shtetasit T. J., konstatuan se autoritetet gjyqësore kroate me vendimin e datës 26.08.2015, e kanë dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga Kodi Penal Kroat. Ky shtetas në vitin 2018, është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë në bashkëpunim me specialistët për hetimin e krimit, krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar T. J., 35 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!