I dënuar gabimisht për një vrasje, 35 vjeçari del nga burgu pas 18 vitesh

schedule09:36 - 10 Mars, 2023

schedule 09:36 - 10 Mars, 2023

“Kam pritur shumë gjatë”. Ishin këto fjalët e një burri nga Nju Jork, i cili u lirua të enjten pas 18 vitesh nga burgu, pasi u dënua për një vrasje që nuk e kishte kryer.

I riu afro-amerikan, tashmë 35 vjeç u dënua në vitin 2004 për vrasjen e një adoleshenti tjetër, 14-vjeçar në atë kohë, në Brooklyn . Sheldon Thomas tani është i lirë pasi një gjykatës  pranoi kërkesën e prokurorisë për të rrëzuar dënimin.

“I pandehuri u arrestua falë një dëshmitari që tha se ishte dikush tjetër (në bazë të një fotoje), i cili kishte të njëjtin emër, një gabim që më vonë u mbulua dhe u justifikua në procedimin penal”, tha prokurori Eric Gonzalez.

Bazuar në këtë identifikim të gabuar, Thomas u arrestua në shtëpinë e tij dhe më vonë u identifikua nga i njëjti dëshmitar.

Identifikimi bëri që ai të gjykohej për vrasje dhe të dënohej me 25 vite burg.

/abcnews.al