I dëmtoi tërmeti i fuqishëm, mbyllen dy muze në Korçë

schedule14:40 - 14 Qershor, 2019

schedule 14:40 - 14 Qershor, 2019

Dy prej muzeve më të rëndësishëm të Korçës, Shkolla e Parë Shqipe, dhe Muzeu Arkeologjik janë mbyllur për shkak të dëmeve që kanë pësuar nga tërmeti. Ato do të hapen për vizitorët vetëm pasi të vlerësohen të parrezikshme.

Muret janë çarë nga lëkundjet e tërmetit. Godinat konsiderohen në rrezik shembje. Për këtë arsye iu është vënë kyçi.

Dy prej muzeve më të rëndësishëm të Korçës,Shkolla e Parë Shqipe, me statusin e Muzeut Kombëtar të Arsimit dhe Muzeu Arkeologjik kane mbyllur dyert për vizitorët, për një afat të pacaktuar.

Vlerësimi i grupeve të ekspertëve ka konstatuar dëmtime të strukturave mbajtëse,harkime dhe çarje muraturash, tek të dy objektet, të ndërtuara në shekullin e 19.

Ndërtesat, pas lëkundjeve sizmike mbartin mund te rrezohen çfarë ka detyruar autoritetet përgjegjëse,t’i mbyllin,duke ndaluar hyrjen brenda të vizitorëve.

Ekspertët kanë përfunduar hartimin e projekteve për restaurimin e dy muzeve. Pas kësaj do të vlerësohet mundësia e hapjes së tyre.

Përveç Shkollës së Parë Shqipe dhe Muzeur Arkeologjik,nga tërmeti kanë pësuar dëmtime të riparueshme edhe disa objekte të tjera të trashëgimisë kulturore. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!