Një shofer 36-vjeçar i dehur, është përplasur ditën e shtunë me një makinë ‘Golf’. Si pasojë, dëmtoi dy të mitura, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Këtë të dielë, 36-vjeçari ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin: 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në “Mullet”, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin 42 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjeret që ndodheshin në automjetin tip “Golf”, 10 dhe 15 vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e bluve.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë./abcnews.al

