Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Si pasojë, përplasi dhe një automjet tjetër.
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit, me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al