Blerando është një nga artistët e rinj të skenës shqiptare. Ai ka lançuar disa këngë, por e fundit është pëlqyer pafund.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Blerando ka treguar se kënga me titull “Xhensila” i dedikohet këngëtares Xhensila Myrtezajt. Madje, ai ka zbuluar se Bes Kallaku i ka shkruar pasi ka parë klipin dhe e kam marrë me sportivitet.
“Xhensila Myrtezajin e kam këngën. Është pak provokuese. Besi më ka reaguar në Instagram, më ka dërguar disa ‘smile’. Xhensila nuk ka reaguar ende. E zgjodha si emër për marketing. Kjo këngë ka pasur shumë sukses”, tha Blerando.
Më tej, ai u shpreh se ndonëse i lindur dhe i rritur në Gjermani, tekstet e këngëve kur i shkruan i vijnë në shqip.
“Kur jam kam filluar këngën e parë, më ka ardhur më lehtë për ta shkruar në shqip se ka të bëjë me ndjenjat. Hala nuk e kam gjetur veten për të shkruar në gjermanisht, megjithatë kënga e re që do të publikohet ka një rresht gjermanisht”, shtoi Blerando./abcnews.al